NATO: Nuk jemi sulmuar nga forcat libiane

NATO ka mohuar zërat se forcat libiane kanë goditur një nga anijet luftarake të saj afër bregut të Misratës.
NATO theksoi se publikimi në televizionin shtetëror të Libisë ishte “plotësisht i sajuar”.
Më herët, të paktën shtatë persona u raportuan të vrarë në luftimet mes rebelëve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit në Misrata, që kontrollohet nga rebelët.
Ndërkohë, një burim tunizian i sigurisë, tha se kreu i Korporatës Kombëtare Libiane të Naftës ka kaluar në Tunizinë fqinje.