E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Franca përkrahin përpjekjet e Marokut për reforma

Dy ditë pas referendumit për kushtetutën në Marok, SHBA dhe Franca kanë njoftuar ndihma për këtë vend. Presidenti francez Nicolas Sarkozy, premtoi ndihmën e Francës për zbatimin e reformave , ndërsa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, deklaroi se SHBA do të shoqërojë Marokun në përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe për ndarjen e pushteteve me një reformë aftagjatë demokratike. Më herët, e ngarkuara e BE-së me politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle përshëndetën referendumin për kushtetutën e zhvilluar në Marok. Projektkushtetuta e prezantuar në muajin qershor nga mbreti Mohammed VI. parashikon ndarjen e pjesshme të pushtetit midis monarkut, kryeministrit dhe parlamentit si dhe pavarësimin e drejtësisë. Megjithatë rolin kryesor do të vazhdojë ta ketë mbreti. Bashkimi Evropian mirëpriti miratimin e kushtetutës së re në Marok, e cila kufizon pushtetin e mbretit dhe i kërkoi qeverisë, që të zbatojë sa më shpejt reformat. “Mirëpresim rezultatin pozitiv të referendumit dhe kushtetutën e re në Marok, si dhe përgëzojmë frymën paqësore dhe demokratike që e përcolli procesin e votimit”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë, Shtefan Fyle. Reformat i japin pushtet ekezekutiv kryeministrit, por mbreti mbahet si kreu i autoritetit ushtarak, fetar dhe të drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›