Ivanoviç: Marrëveshja, nuk është ndërshtetërore

Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk është marëveshje mes Serbisë dhe një shteti tjetër, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të marrë miratimin e qeverisë.
“Serbia nuk është dakort me të ashtuquajturën Republikën e Kosovës, por është një marrëveshje me BE-në, e cila shërben si një ndërmjetësuese dhe si dikush që do të mbikëqyrë çdo marrëveshje të arritur,” tha Ivanoviç.
Ai ka thënë se negociatorët serbë duhet ta informojnë Qeverinë për marëveshjen e arritur një ditë më parë, e ndoshta edhe Kuvendin dhe publikun.