E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, BDI bën publike ministritë që do të drejtojë

BDI publikoi zyrtarisht ministritë që do të drejtojë në koalicionin e ardhshëm me VMRO-DPMNE, të kryeministrit Nikolla Gruevski. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi tha për mediat maqedonase se nga ndarja e ministrive BDI do të ketë dy poste të zëvendëskryeministrave, atë për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Zëvendëskryeministrit për Eurointegrim.
Njëkohësisht BDI do të ketë Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Ekonomisë, Ambientit Jetësor dhe Pushtetit Lokal.
Ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se emrat e ministrave dhe funksionarëve të tjerë do të vendosen në mbledhjen e kryesisë që do të mbahet javën e ardhshme si dhe do të bëhen publike për të gjithë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›