E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, kryengritësit e mirëpresin ofertën e Unionit Afrikan

Liderët e kryengritësve në Libi e kanë mirëpritur ofertën e Unionit Afrikan për hapjen e bisedimeve me qeverinë në Tripoli, pa pjesëmarrjen e Muamer Gadafit.
Këshilli Kombëtar Tranzitor tha se kjo ishte hera e parë që Unioni Afrikan i kishte njohur aspiratat e popullit për demokraci dhe të drejta të njeriut në Libi.
Oferta për bisedimet ishte miratuar në samitin e Unionit Afrikan në Malabo të Guinesë Ekuatoriale.
Ndërkohë Unioni Afrikan u tha anëtarëve të vet që të mos e ekzekutojnë fletarrestin për Muamer Gadafin, të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›