E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe ODIHR: Shqipëria garanton proces të rregullt zgjedhor, edhe me KQZ të paplotë

30-05-2013 / Gazeta 55

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, në përfundim të takimeve me partitë politike ka rinovuar garancinë se në Shqipëri do të ketë një proces të rregullt zgjedhor, edhe nëse nuk plotësohen vendet vakante në KQZ, meqenëse certifikimin mund ta bëjë edhe Kolegji Zgjedhor

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore deklaroi se SHBA do të monitorojë procesin parazgjedhor, ndërsa komentoi edhe situatën e krijuar në KQZ. Ai bëri apel që ajo të plotësohet, ndërsa shtoi se ka edhe institucione të tjera që mund të bëjnë vlerësimin e zgjedhjeve. “Situata më pozitive do të ishte që KQZ të ishte plot me 7 anëtarë, shpresojmë që kjo do të ndodhë, janë vetëm 4 anëtarë aktivë, kjo mund të zgjidhet shpejt, ose mund të mos zgjidhet. SHBA do i japin vëmendje të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve, do monitorojmë edhe situatën parazgjedhore. Por dua të them se ka edhe institucione të tjera me rëndësi si Kolegji Zgjedhor, që mund të vlerësojë procesin e zgjedhjeve. Ne duam që votuesit të kenë besim të plotë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve”, komentoi ai. Më pas Zyrtari i lartë i DASH, zhvilloi në Durrës takime me drejtues të pushtetit lokal lidhur me situatën parazgjedhore në vendin tonë. Në bashkinë e qytetit bregdetar, Moore u prit nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Zyrtari i lartë i DASH theksoi se vjen përsëri në Durrës pas 20 vitesh, duke shtuar se për amerikanët pas kryeqytetit porti më i madh i vendit konsiderohet pasqyrë e zhvillimeve ekonomike në një vend. Pas këtij takimi ai iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me situatën parazgjedhore. “Pata kënaqësi të vizitoja Durrësin, për tu njohur me projektet e bashkisë. Kam respekt të madh për kryetarët e bashkive, pasi përballen me problemet e njerëzve çdo ditë. Në takimin me kryebashkiakun Dako folëm edhe për zgjedhjet. I shpreha Dakos planet tona mbi zgjedhjet, mbi faktin që ato janë mjaft të rëndësishme”, tha Moore. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›