SHBA dhe OSBE: Stop korrupsionit në gjykata
TIRANË - Ndërkombëtarët kanë dhënë një apel të fortë sot për gjyqtarët, teksa përuronin një qendër të re informative pranë Gjykatës së Apelit.
Ambasadori amerikan në Tiranë XHon Withers në mesazhin e tij u shpreh se "gjyqtarët duhet të mbrojnë integritetin e tyre. Duhet një gjyqësor i lire, larg nga ndikimet. Transparencë në mënyrën si është gjykuar një cështje dhe si është marrë një vendim".
Ndërsa Zv/ambasadorja e OSBE-së, Renate Herrmans ka qenë më e drejtpërdrejtë duke deklaruar se korrupsioni në drejtësi është serioz dhe ende ekziston. "Ka procese gjyqësore të ngadalta dhe shpesh të papërfunduara", tha ajo. Më tej shtoi se "politika duhet të ndihmojë në reformën në gjyqësor por duhet ta lërë atë të lirë të zbatojë ligjet".
Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani.