E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca për sigurinë, Berisha: Mafias, t'i digjet toka nën këmbë

TIRANË - Kryeministri Berisha ka vijuar deklaratat kundër biznesmenëve në Tiranë, duke u shprehur se me ligjin e ri antimafia, krimi ekonomik do marrë fund.

"Atë që pësuan bandat do të pësojne edhe klanet e mafias. Me ligjin e miratuar ditët e fundit do të bëhet goditja ligjore e krimit ekonomik të klaneve", tha Berisha.

Duke folur në konferencën rajonale për sigurinë, mbajtur në Tiranë, Berisha theksoi vendosmerinë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe shtoi se integrimi evropian është një mundësi e jashtëzakonshme për konsolidimin e demokracisë.

Sipas tij ligjet në vendet e rajonit për luftën kunder mafias duhet të njësohen, për të bllokuar transfertat ekonomike të mafiozëve.

"Mafias duhet t'i digjet toka nën këmbë. Çështjet e sigurisë duhet të zgjidhen në plan rajonal, nëpërmjet bashkëpunimit", u shpreh Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›