SHBA dhe Rusia lidhen me tunel nënujor?

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke marrë seriozisht në konsideratë mundësimin e ndërtimit të një tuneli nën det, i cili do të bashkonte të dy vendet në pikën që ata afrohen më shumë.
Nëse do të ndërtohet, atëherë ai do të realizohet nën ngushticën e Beringut, midis krahinës së Chukotkas ruse dhe shtetit të Alaskës. Me 105 kilometra gjatësi, kanali do të jetë sa dyfishi i atij që lidh Francën dhe Anglinë, midis La Manshit.
Në total, investimi i këtij projekti madhor do të jetë prej 10-12 miliardë dollarësh, ndërsa do të ketë nevojë për 10-15 vjet për t’u realizuar.
Megjithatë, investimi do të rritet shumë në vlerë, sepse në mënyrë që tuneli të lidhet, Rusia duhet të shtrojë 4 mijë kilometra shtesë rrugë hekurudhore, ndërsa SHBA rreth dy mijë më shumë.