Balle per balle. Serbet roje ne barrikada KFOR ne pritje

Trupat e KFOR-it dhe serbët kanë kaluar edhe një natë përballë njëri tjetrit, në pjesën veriore të Mitrovicës. KFOR-i nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të larguar barrikadat gjatë natës, ndërsa serbët kanë qëndruar pranë barrikadave kryesore në Zupç, Jegenicë dhe Rudare duke bërë roje, dhe të gatshëm të reagojnë në rast të ndonjë aksioni të ri të KFOR-it, i cili dështoi një natë më herët në dy përpjekjet e veta për të larguar barrikadat.
Trupat e KFOR-it kanë zgjeruar bazën në fshatin Jegenicë, që në rast të ndonjë aksioni të ri ta kenë më të lehtë largimin e barrikadës që gjendet në këtë fshat. Ushtarë gjermanë dhe austriakë pas zgjerimit të perimetrit përreth barrikadës kanë të ndërtuara të paktën edhe 4 baza të lëvizshme mobile në mes të fshatit Jegenicë të banuar me serbë dhe fshatit Çabër të banuar me shqiptarë.
Përgatitjet e KFOR-it për një intervenim të mundshëm vijnë pas dështimit të takimit që pati një ditë më herët komandanti i KFOR-it Erhard Dreës dhe Shefin e EULEX-in, Xavier de Marnak me përfaqësuesit e strukturave paralele. Pak këtij takimi, këto të fundit janë nisur drejt Beogradit për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
Takimi është konfirmuar nga Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, sipas të cilit në këtë takim do të diskutohet për tejkalimin e krizës në veri. Ai ka thënë se presin që pikëpamjet e tyre për gjendjen në veri të marrin mbështetjen ep residenti Tadic.
Bul Salihu