E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Pejes merr deshmine e Loshajt pritet te vije me leterporosi

Kerkesa per te deshmuar ne Kosove nga vete deshmitari refuzoi pyetjen ne Holande dhe Shqiperi per arsye sigurie

Autoritetet kosovare marrin deshmine e Avdyl Loshajt lidhur me rrembimin torturimin e tij dhe akuzat per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Fakti eshte bere i ditur ne seancen gjyqesore te zhvilluar diten e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Prokurori i ceshtjes deklaroi para togave te zeza se javen e fundit te dhjetorit eshte marre nga gjyqtaret kosovare deshmia e Avdyl Loshajt ne Gjykaten e Pejes. Por pervec ketij fakti nga ana e prokurorit Hana nuk eshte bere i ditur asnje detaj rreth deklarimeve te ketij shtetasi deshmia e te cilit konsiderohet kyc jo vetem per rrembimin e tij dhe akuzat ndaj te pandehurve por edhe per dijenine rreth rrembimit te Remzi Hoxhes. Sipas prokurorit pritet qe kjo deshmi te vije se shpejti me leterporosi nga autoritetet e drejtesise se Kosoves dhe me pas te lexohet ne sallen e gjyqit. E perfolur sikur do te jepej gjate veres konkretisht ne muajin gusht te vitit te kaluar deshmia e Loshajt me ne fund eshte dhene javen e fundit te vitit ne njeren nga gjykatat e Kosoves ate te Pejes ashtu sikunder kishte shprehur vete deshiren ky shtetas. Fillimisht Loshaj ra dakord te pyetej ne Holande aty ku dhe jeton prej kohesh por me pas nuk pranoi duke nxjerre si pretekst sigurine e jetes. Ndaj dhe permes nje e-mail-i ka komunikuar me prokurorin e ceshtjes Xhevat Hana te cilit i kerkoi qe te pyetej ne Kosove ne nje nga gjykatat e shtetit te tij. Avdyl Loshaj u gjet ne Holande pas gati 12 vitesh nga zhdukja e Remzi Hoxhes. Gjykata e Krimeve te Renda nisi 2 leterporosi drejt Holandes te cilat nuk u ekzekutuan dot. Ai eshte deshmitar okular ne rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes ndersa pas torturave te SHIK-ut u shtrua ne Spitalin Ushtarak ne Tirane prej ku u hodh nga kati i trete duke arritur keshtu te mbijetoje dhe me pasi u largua jashte vendit dhe ka jetuar per nje kohe te gjate ne Holande. Per kete ngjarje te rende akuzohen Arben Sefgjini Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ata akuzohen per rrembimin torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes si dhe rrembimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopullit. Sefgjini dhe Koldashi gjykohen ne gjendje te lire ndersa Kumbaro ndodhet ne Britanine e Madhe ku dhe po behen perpjekje per ekstradimin e tij drejt Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›