E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Ratifikimii MSA hap irëndësishëm

BEOGRAD- Presidenti serb, Boris Tadiç deklaroi sot se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Serbinë nga ana e Parlamentit Evropian përbënte një hap drejt anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, njoftoi zyra e shtypit e presidentit serb. ''Askush nuk duhet të ketë dyshime për vendosmërinë e Serbisë për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës'', theksoi Tadiç.

"Agjencitë serbe të sigurisë dhe Zyra e Prokurorit për Krime Lufte po bëjnë gjithçka për gjetjen e të dyshuarve të mbetur për krime lufte dhe dërgimin e tyre përpara drejtësisë'', shtoi presidenti serb.

Parlamenti Evropian ratifikoi sot Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Serbinë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 29 prill 2008 në Luksemburg nga zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç. Parlamenti Evropian miratoi sot edhe një rezolutë mbi Serbinë që mbështet integrimin e vendit ballkanik në Bashkimin Evropian.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›