E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

04-09-2012 / Gazeta 55

Ambasadorja e ShBA-ve, Tracey Jacobson i ka ofruar mbështetjen e plotë ministrit të Financave, Bedri Hamza, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe nxitjes së investimeve.

Gjatë takimit, ministri Hamza ka falenderuar SHBA për ndihmën dhe mbështetjen që nga përfundimi i luftës dhe nisja e konsolidimit të institucioneve vendëse. Ai ka thënë se ndihmë të çmuar kanë dhënë zyrtarë të USAID-it dhe të Thesarit amerikan, ndërsa ka kërkuar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe më tej.
Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane, Jacobson, ka thënë se ndjehet e lumtur me kontributin që institucionet amerikane kanë dhënë për Kosovë. Ajo ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në krijimin e politikave për nxitje të investitorëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›