Meta: Të zgjidhet pa humbur kohë çështja e imunitetit
Nga vendlindja e tij Skrapari, kreu i LSI-së Ilir Meta u ka bërë thirrjeve palëve politike të zgjidhin cështjen e imunitetit, si kusht kryesor për integrimin e vendit. Sipas Metës politika shqiptare duhet të bëjë gjithcka për marrjen e statusit kandindat në vjeshtë, ndërsa ka theksuar se forca që ai kryeson ka qenë konstruktive në vendimet e saj.
“Politika shqiptare duhet të bëjë gjithcka për marrjen e statusit kandidat. LSi ka qenë konstruktive në vendimet e saj, te ishte per LSI ky status do ishte marre kohe me pare. Gjeja kryesore qe duhet te zgjidhim eshte ceshtja e imunitetit, pasi faktori kohe eshte shume i rendesishem”- tha Meta .
Për Kreun e LSI-së imuniteti hiqet me çdo lloj mjeti demokratik, por rruga me e shpejte eshte ne Parlament, pasi sipas tij, referendumi kerkon mjaft kohe si proces.
Këto deklarata Ilir Meta i bëri gjatë inagurimit të fillimit të punimeve në aksin rugor Çorovodë-Hambull, aks ky që të con drejt kanioneve.
Ky investim është një financim i Qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.