SHBA do rishikojë sulmet në Afganistan
Kreu i komandës ushtarake amerikane, gjenerali David Petraeus, bërië të ditur se ka caktuar një gjeneral brigade për të kryer një hetim mbi përdorimin e sulmeve ajrore amerikane në Afganistan.
Ai deklaroi se forcat amerikane duhej të ishin sensitive dhe të siguronin që veprimet e tyre taktikore nuk ishin duke minuar objektivat e tyre strategjike.
"Ne do të kryejmë një hetim të detajuar për këtë. Unë kam caktuar një gjeneral me përvojë të madhe në operacionet speciale dhe konvencionale që do të shkojë në Afganistan dhe të shohë më gjerë për të siguruar që forcat tona janë të prezantuara si duhet në kryerjen e objektivave që ka caktuar gjenerali MacKiernan, kështu që veprimet tona taktike nuk minojnë objektivat strategjike dhe kjo është edhe biseda ku u përqendrova unë dhe Karzai," tha gjenerali.
Gjenerali Petraeus po i përgjigjej një thirrje të presidentit afgan, Hamid Karzai, për të ndaluar sulmet që ai tha po vrisnin civilët dhe dëmtonin luftën kundër terrorizmit.
Më herët, këshilltari për çështje të sigurisë i zotit Obama, James Jones, pati përjashtuar mundësinë e ndalimit të sulmeve.
/BBC/