Rama: Ndryshimi i madh
Tiranë -Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, konfirmoi të dielën gjatë punimeve të Kongresit të saj, se PDS do të jetë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Këtë kongres e ka përshëndetur edhe kreu socialist Edi Rama, i cili theksoi se në këto zgjedhje do të bëhet ndryshimi i madh. "Ne kemi zgjedhur rrugën e ndryshimit të politikës, sepse besojmë që për të ndryshuar Shqipërinë, nuk mjafton të ndryshojmë qeverinë, por qeverisjen dhe për të ndryshuar qeverisjen, duhet të ndryshojmë politikën"-theksoi Rama.
Rama, duke ftuar qytetarët që të votojnë tha se “ju fitojmë për të patur një shtet të të gjithëve, një shtet që nuk është i pushtetit, por i njerëzve. Një shtet që nuk është i socialistëve apo demokratëve, por i çdo qytetari e qytetareje”.
Ai shtoi se në këto zgjedhje, vendoset në mënyrë “që kurrë më të mos ketë mësues të përzënë nga puna, për motive politike apo të nxjerrë me pahir nga shkolla për të bërë dekorin e mitingjeve të qeverisë. Që kurrë më pushteti të mos jetë përçuesi i frikës së një pale tjetër me një palë tjetër, por garanti i çdokujt që respekton ligjin e jeton ndershmërisht me punën e tij”.