E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset

(E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Misionin e SHBA-së në BE, nga ambasadori i SHBA-së William Kennard dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan I shtetit, ambasadori Philip Reeker.

Në bashkëbisedim me ambasadorët Kennard dhe Reeker, presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të vendit për ndihmën që SHBA-ja po i jep Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në agjendën e saj evropiane dhe është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha standardet e nevojshme për integrimet në BE.

Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës së integrimeve euro-atlantike dhe tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i dha përkrahje dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet qeverive të të dyja vendeve me ndërmjetësim të BE-së dhe përkrahje të fuqishme të SHBA-së, njoftotohet nëpërmjet një komunikate nga Presidenca.

Jahjaga theksoi se takimi me Presidentin e Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq, është në funksion të relaksimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sovrane dhe të pavarura dhe të përshpejtimit të agjendës evropiane për Kosovën.

Ambasadori Kennard dhe ambasadori Reeker theksuan se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon ajo. Ambasadorët Kennard dhe Reeker e vlerësuan lidershipin e Presidentes Jahjaga dhe thanë se takimi ndërmjet Presidentëve do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ambasadorët Kennard dhe Reeker i dhanë përkrahje dialogut që po zhvillohet në Bruksel e që ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

.........

Delagacioni Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryemnistrja Edita Tahiri, i cili po qëndron në Bruksel në kuadër të dialogut teknik me Serbinë, ka zhvilluar një takim me përfaçësuesit e BE-së Pier Mirel dhe Nicholas Cendrowits.

Takimi u mbajt dje në selinë e BE-së në Bruksel dhe u diskutua lidhur me çështjet e telekomit dhe energjisë.

Në këto takime, zëvendëskryeministrja Tahiri ka kërkuar rritjen e angazhimeve nga ana e Bashkimit Evropian për arritjen e marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomit për të cilat po bisedohet gati për dy vjet.

 Me këtë rast zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se çështja e energjisë në të gjitha shtetet duhet të ketë për bazë Traktatin e Komunitetit të Athinës për Energji, nënshkruese e të cilës është edhe Kosova.

 “Kosova me përkushtim shtetëror bën zbatimin e Traktatit të Athinës për Energji mirëpo nga ana e Serbisë ka shkelje të këtij traktati, të cilat shkelje janë konstatuar zyrtarisht nga Sekretariati i Komunitetit të Athinës. Nga Serbia është kërkuar që t’i ndërpres ndërhyrjet ilegale në sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës dhe të bëjë kompensimet për dëmet e shkaktuara deri më tani” ka thënë znj.Tahiri.

Pos tjerash, ajo shtroi nevojën e normalizimit të pagesave nga ana e konsumatorëve të energjisë në pjesën veriore të vendit të cilët kanë shmangur obligimet ndaj KEK-ut për një kohë të gjatë.

Për sa i takon diskutimeve për fushën e telekomit, ajo kërkoi angazhim më të madh të BE-së për zgjidhjen e çështjes së kodit telefonik të Kosovës, duke thënë se kodi 383 apo 384 i takon Kosovës, që nga koha kur ITU ka ndarë tetë kode telefonike për njesitë federale të ish-Jugosllavisë.

Në vazhdim, delegacioni i Kosovës shtroi domosdonë e ndërprerjes së veprimtarisë së operatorëve ilegal të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, duke insistuar që kjo çështje të zgjidhet sa në shpejtë.

Nga ky takim nuk pati përafrim të rëndësishëm të qëndrimeve, dhe u vendos që të vazhdohet me takime në ditët në vijim. Gjatë takimit, delegacioni i Kosovës paraqiti vërejtjet e saja ndaj palës serbe e cila e anuloi pjesëmarrjen në takimin e janarit, një ditë para takimit, si dhe kërkoi një sjellje më korrekte./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›