E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjumë në Kuvendin e Prishtinës

Organizata INPO e cila në vazhdimësi monitoron komunën se Prishtinës, po e akuzon Kuvendin komunal se po miraton vendime pa debatuar.

Gjatë monitorimit të kësaj asambleje, INPO ka vërejtur se nuk po zhvillohet debat i mirëfilltë për pikat e rendit të ditës.
Sipas, INPO-së, në mungesë të përgatitjes adekuate të këshilltarëve komunal para seancave, ka kthyer në rutinë që gjatë mbledhjeve të asamblesë komunale thuajse vetëm shefat e grupeve parlamentare të marrin fjalën.

“Fjalimet e tyre janë shumë të shkurta disa sekondeshe, aq sa për të përshëndetët vendimi apo propozim-vendim. Asnjëherë nuk kundërshtohet një vendim që të kthehet prapa, apo të vije opozita më një vendim më të mirë ose alternativ”. thuhet në një komunikatë për media të kësaj organizate.

INPO, akuzon edhe opozitën për nivelin tejet të ulët të diskutimeve në asamblenë komunale të Prishtinës.
Gjatë monitorimit të asamblesë komunale, organizata vlerëson se edhe kryesuesi i i Kuvendit, Sami Hamiti nuk po e kryen punën ashtu si duhet.

“E gjithë kjo ndodh se kryesuesi shpesh tenton të përfundojnë mbledhjet sa më shpejt të jetë e mundur. Shpesh herë kryesuesi luan rolin edhe të drejtorëve duke iu dhenë përgjigje asamblistëve përgjigje në ato pyetje të cilat shumë pak i bëjnë”.

Asambleja e Komunës e Prishtinës ka 51 këshilltarë, dhe sipas INPO-së, ata janë prezentë në Kuvend sa për të arsyetuar mëditje, dhe jo për qëllim të diskutimit apo ngritjes së çështjeve në interes të qytetarëve.

“Kandidatë për këshilltarë maksimalisht angazhohen në fushata zgjedhore vetëm për të siguruar një ulëse në asamblenë komunale, ku siç duket përfundon angazhimi i tyre dhe harrojnë për të qenë ashtu siç premtojnë zëri, i atyre qytetarëve të cilët i kanë dhënë votën për t’i për mbushur premtimet të cilat i kanë dhenë gjatë fushatës”. Indeksonlie/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›