SHBA, dorëhiqet deputeti pas botimit të fotove gjysmë i zhveshur

Një deputet republican i New York-ut, Chris Lee, i martuar dhe me një fëmijë, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen në Dhomën e Përfaqësuesve, menjeherë pasi është publikuar në Gatwirk, një faqe interneti, një foto të tij ku kongresmeni shfaqet me bust të zhveshur.
Sipas të dhënave të bëra publike nga faqja e internetit, Lee e ka përdorur fotografinë për të joshur një vajzë nëpërmjet internetit, duke i thënë se ishte beqar dhe se ishte 39 vjeç.
“Ishte nje nder i madh për mua të punoja për banorët e New Yorkut. Më vjen keq për dëmin që i shkaktova familjes sime, bashkëpunëtorëve dhe votuesve. U kërkoj sinqerisht ndjesë të gjithëvë. Kam bërë gabime të rënda dhe do të punoj fort për të fituar faljen e tyre- ka shkruar deputeti republican në një shënim të tij.
Sipas faqes së internetit “Gatwirk”, Lee e ka njohur gruan në fjalë e cila nuk ka preferuar të indentifikohet, në internet. Bëhet fjalë për një grua beqare 34- vjeçare nga Maryland e cila kishte publikuar një njoftim në rubrikën “femrat kërkojnë meshkuj”, 14 janarin e kaluar.
Menjeherë pas këtij njoftimi, Chris Lee, ishte përgjigjur menjeherë duke u identifikuar si një 39-vjeçar dhe i divorcuar. Dhe në shkëmbim të postës elektronike të mëpasshme, deputeti i ka dërguar edhe fotografinë e tij. Por më pas gruaja, e ka ndërprerë komunikimin, pasi kishte zbuluar në internet se Chris Lee kishte gënjyer për profesionin dhe moshën.