E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dorehiqet kreu i kompanise se mbrojtjes

Kompania amerikane e mbrojtjes, Lockheed Martin deklaron se drejtori ekzekutiv dhe presidenti i ardhshëm i saj ka dhënë dorëheqjen për shkak të një marrëdhënieje me një vartëse.
“Christopher Kubasik dha dorëheqjen pas një hetimi të brendshëm, që konfirmoi marrëdhënien e afërt dhe personale mes tij dhe një punonjëse”, njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp.
Kubasik do të merrte drejtimin e kompanisë vitin e ardhshëm, pasi kishte shërbyer si shef i operacioneve të saj. Një tjetër drejtues i Lockheed Martin, Marilyn Heëson, do të jete drejtori ekzekutiv i saj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
Presidenti dhe drejtori në ikje Robert Stevens deklaroi se ndihej shumë i zhgënjyer nga veprimi i Kubasik, të cilin ai e cilësoi si të papajtueshëm me vlerat dhe standartet. Por ai tha se kompania ka një lidership të fortë dhe një plan solid pasardhës.
Lockheed Martin është një kompani për mbrojtjen dhe hapësirën ajrore me bazë në Merilend, që ka të punësuar rreth 120 mijë persona në mbarë botën. Shitjet e saj për vitin 2011 ishin 46.5 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›