Kandidatet per postin e sekretarit te shtetit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se ajo do të japë dorëheqjen nga posti i saj, ndërkohë që presidenti Barak Obama përgatitet për mandatin e tij të dytë. Sekretarja Clinton e njoftoi vendimin e saj për t’u larguar, në fillim të këtij viti, duke i thënë punonjësve në Departamentin e Shtetit se ajo ka nevojë për pushim.
Pas rizgjedhjes së presidentit, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha se plani për dorëheqjen ende qëndron. Por kush do të zgjidhet nga Presidenti Obama për të zëvendësuar zonjën Clinton?
Senatori nga shteti Masaçusets John Kerry është konkurrent kryesor për këtë post. Si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ai është aktiv në politikën e jashtme amerikane, veçanërisht në Pakistan dhe Afganistan.
Ai është njeriu që Presidenti Obama zgjodhi për ta ndihmuar në përgatitjet për debatet me kandidatin republikan Mitt Romney dhe fushata e zotit Obama e ka përdorur senatorin Kerry në një reklamë politike anti-Romney.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice është një tjetër pretendente e rëndësishme për të zëvendësuar sekretaren Clinton.
Pjesa më e madhe e punës diplomatike në Nju Jork pasqyron atë që ndodh në skenën botërore, prandaj posti i ambasadores në OKB është përgatitje e mirë për postin e sekretares së shtetit. Ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright ndoqi këtë rrugë.
Një tjetër kandidat i rëndësishëm për të zëvendësuar sekretaren Clinton është Tom Donilon, i cili tani është këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Posti i tij ka të bëjë kryesisht me politikën e jashtme të presidentit dhe këtë post me parë e kanë mbajtur edhe Henry Kissinger, Colin Poëell, dhe Kondoliza Rajs para se të bëheshin sekretarë shteti.
Nuk ka asnjë afat kohor për dorëheqjen e Sekretares Clinton. Por presidenti Obama mund të emërojë një kandidat për zëvendësimin e saj para përfundimit të vitit në mënyrë që pasuesi i sekretares Clinton të jetë i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit në janar të vitit të ardhshëm.