E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekimi i banesave, Hebovia: Kërkojmë bashkëpunim

Ndërtuesit kërkojnë më tepër përfshirje në procesin e hipotekimit të banesave në Tiranë. Zv. Presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve Ilir Hebovia deklaron se aktualisht nuk është realizuar asnjë hap konkret pavarësisht sensibilizimit të institucioneve.

Sipas Hebovisë ende nuk ka asnjë banesë të hipotekuar dhe pikërisht për të ecur në këtë process duhet që të institucionet shtetërore të bashkëpunojnë me Shoqatën e ndërtuesve.
 

Hipotekimi i ndërtesave në kryeqytet është një prej premtimeve elektorale të kryebashkiaku të ri Lulzim Basha.

Në përfundim të këtij procesi pritet që të hipotekohen rreth 400 pallate. Shpesh ndërtuesit sidomos ata në kryeqytet kanë nxjerrë si një prej problemeve më të prekshme për këtë sector hipotekimin dhe dhënien e lejve për ndërtim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›