E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA duan zgjidhje diplomatike per Iranin"

"Problemi i energjise berthamore me Iranin mund te zgjidhet ne rruge diplomatike". Pohimi eshte bere dje nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice (Kondolesa Rajs), ne nje interviste qe i dha radios Evropa e Lire. Por ajo shton se eshte e rendesishme qe Irani te nderprese procesin e pasurimit te uraniumit".

A mendoni se do te kete sulm nga ana e Shteteve te Bashkuara ose Izraeli kunder pajisjeve berthamore te Iranit?

Ne fuqimisht besojme dhe kete Presidenti Bush e ka bere shume te qarte, se problemi i teknologjise berthamore me Iranin mund te zgjidhet ne rruge diplomatike. Ne jemi duke punuar per kete. Ne deshirojme qe populli i Iranit te kete marredhenie te mira me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnje arsye qe ky civilizim i madh, me histori dhe kulture te madhe, te mbetet i izoluar nga politika nderkombetare. Shih per kete Shtetet e Bashkuara bashke me Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Rusine dhe Kinen kane ofruar zgjidhje diplomatike, qe shpresojme te pranohet nga Qeveria e Iranit.

Irani insiston se programi berthamor eshte ne funksion te qellimeve paqesore dhe rrjedhimisht vazhdon me pasurimin e uraniumit. A eshte nderprerja e ketij programi parakusht i Shteteve te Bashkuara per bisedime dhe zbutje te sanksioneve ndaj Iranit?

Eshte e rendesishme qe Irani te suspendoje procesin e pasurimit te uraniumit dhe me pas ne nuk duam te jemi ne poziten qe te bisedojme me Iranin ne kohen kur Teherani avancon teknologjite qe mund te shpijne drejt armeve berthamore. Por, nese Irani deshiron nje program paqesor, ate do ta kete. Rusia ka ne Iran reaktorin e Busherit dhe Shtetet e Bashkuara kane mbeshtetur ate qe Moska e ka bere atje. Ne kemi ofruar ndihme te nivelit me te larte per teknologjite civile berthamore te Iranit. Perderisa Irani vazhdon me pasurimin e uraniumit, kjo do te thote se Teherani eshte duke perfeksionuar teknologjite qe mund te shpijne te armet berthamore. Irani ka genjyer ne vazhdimesi Agjencine Nderkombetare per Energji Atomike dhe ky eshte shkaku qe nuk mund t'i besohet. Dua te perseris se Irani mund te kete energji berthamore per qellime civile. Pohimet e regjimit ne Teheran se Perendimi po perpiqet te pengoje Iranin per te pasur teknologji te sofistikuara, nuk jane te verteta.

Ka raporte ne Shtetet e Bashkuara, sipas te cilave Uashingtoni eshte duke shpenzuar 400 milione dollare per operacione te fshehta ne Iran. Keto raporte thone se pjesetaret e CIA-s tashme jane ne Iran ose ne vendet fqinje, duke punuar per te nxitur kryengritje etnike. Si u pergjigjeni ketyre pohimeve?

Shtetet e Bashkuara e kane bere te qarte se jane te gatshme te bashkepunojne me Iranin, nese Teherani eshte i gatshem te ndryshoje orientimin politik. Shume here kam thene se jam e gatshme te takoj homologun tim ne cdo kohe, ne cdo vend per te biseduar per te gjitha ceshtjet. Krejt cfare duhet te beje Irani, eshte te suspendoje programin per pasurimin e uraniumit. E di se iranianet, kohe pas kohe, thone: "Shtetet e Bashkuara po flasin per nderrimin e regjimit, per ndryshimin e regjimit". Por, ne disa here kemi thene se duam te ndryshojme sjelljen e regjimit. Teherani e di fare mire se ka shume mundesi per t'i permiresuar marredheniet me Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane perfaqeson nje popull te madh, popullin amerikan dhe amerikanet nuk kane armiq te perhershem. Ne nuk besojme ne armiqte e perhershem. Ne besojme ne gjetjen e rrugeve per te bashkepunuar. Keshtu kemi vepruar me Libine, me te cilen nje kohe kemi pasur raporte shume te tensionuara. Tash i kemi avancuar marredheniet me Libine. Ky eshte qellimi i politikes se jashtme te Shteteve te Bashkuara.

Nje pyetje tjeter qe iu drejtua znj. Rajs ishte: Lufta kunder terrorizmit dhe promovimi i demokracise jane dy aspekte te politikes se jashtme te SHBA-ve. Si harmonizohen ato ne rastet kur SHBA-ve u duhen bazat ose favore tjera nga regjimet autoritare?

Sekretarja e shtetit, dha kete pergjigje: "Shtetet e Bashkuara gjithnje do te mbrojne demokracine. Eshte e sakte se nganjehere ne duhet te bashkeveprojme me regjimet autoritare. Per shembull, nese jemi duke bere perpjekje per te realizuar paqen ndermjet Izraelit dhe palestinezeve, nganjehere duhet te bashkeveprojme me regjimet qe nuk jane demokratike, pikerisht per t'i mbeshtetur izraelitet dhe palestinezet. Por, Shtetet e Bashkuara konsiderojne se demokracia nuk eshte dhurate per amerikanet. Eshte dicka qe cdo qenie njerezore duhet ta gezoje. Presidenti Bush thote se bekimi i lirise eshte "kerkese e panegociueshme e dinjitetit njerezor". Cdo njeri, grua dhe femije, meriton te jete i lire.

Rusia kercenon me reagime ushtarake ndaj SHBA

Rusia ka kercenuar me nje pergjigje ushtarake ndaj ngritjes se nje sistemi amerikan mbrojtjeje nga raketat ne Evropen Qendrore. Nuk eshte fjala per sulm ushtarak beri te qarte ambasadori rus prane Kombeve te Bashkuara Vitali Curkin. Behet fjale me shume per nje "qendrim strategjik". Ministria e mbrojtjes e SHBA-ve foli per nje "retorike luftarake" nga ana e Moskes qe kerkon te nervozoje miqte e SHBA. Dje SHBA dhe Cekia nenshkruan nje marreveshje per stacionin e radareve te mburojes antiraketore ne jugperendim te Prages. Marreveshja duhet te miratohet edhe nga parlamenti cek ku nuk mungojne kundershtaret e bashkepunimit amerikano-cek.

Protesta masive kunder reformave ne drejtesi te Berluskonit

Ne Rome mijera vete kane protestuar kunder reformes ne drejtesi te qeverise konservatore te Kryeministrit Silvio Berluskoni. Demonstruesit e mbledhur ne Rome kritikuan para se gjithash nje projekt-ligj i cili mbron figurat e larta shteterore nga ndjekja penale. Sipas opozites ne Itali ligji eshte hartuar sipas nevojave te vete Berluskonit.

Kryetari i partise opozitare "Italia e vlerave", Antonio di Pietro tha: "Berluskoni ndodhet ne veshtiresi juridike dhe ekonomike dhe per kete arsye hartohet ky ligj qe i sherben interesave te tij vetjake".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›