Sulm prane konsullates amerikane, 6 te vrare
STAMBOLL - Tre police dhe tre persona te armatosur u vrane gjate sulmit te djeshem ne lagjen "Istinye" te Stambollit, jashte kompleksit te konsullates, e cila eshte e rrethuar me mure te larte. Deshmitaret e cituar nga mediet turke dje, pak pas ngjarjes, treguan se shume burra kane hapur zjarr mbi nje polic roje ne nje postbllok perpara konsullates se pergjithshme amerikane. Kurse policia tha zyrtarisht, se tre persona te armatosur dolen nga nje makine dhe filluan te qellojne ndaj policeve ne hyrje te konsullates. "Policet u pergjigjen me zjarr, duke vrare personat ne fjale". Autoritetet, nderkohe, shtuan se jane ne kerkim te nje personi te katert, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me makine. Pasi jane vrare tre sulmues te armatosur, njeri ka mundur te largohet dhe policia eshte ne ndjekje te tij", deklaroi per gazetaret Guvernatori i Stambollit, Muamer Gyler. Nje zedhenese e ambasades tha se asnje nga personeli i konsullates nuk eshte demtuar.
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Turqi reagoi pas ngjarjes dhe tha se sulmi vdekjeprures kunder policise turke, prane konsullates amerikane, ne Stamboll, ishte nje akt terrorizmi. "Eshte fjala per nje sulm te hapur terrorist", tha ambasadori gjate nje konference shtypi ne Ankara. "Sipas perkufizimit, nje akt i armatosur kunder nje perfaqesie diplomatike eshte nje akt terrorist", nenvizoi ai pa bere komente lidhur me motivet e sulmuesve. Nderkohe, ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Ross Wilson, u tha gazetareve ne Ankara se ka kerkuar shtimin e masave te sigurise per misionet diplomatike amerikane kudo ne Turqi. Wilson saktesoi se SHBA u kishte kerkuar autoriteteve turke te forconin masat e sigurise perreth misioneve amerikane ne Ankara, Samboll dhe Adana (jug).
Konsullata amerikane ne Stamboll ishte zhvendosur ne periferi te qytetit pas disa sulmeve te militanteve islamike para pese vjetesh, perfshire edhe nje sulm me bombe te vendosur ne nje kamion ndaj konsullates britanike.