Kurdet marrin peng 3 turiste
Guerilasit kurde kane rrembyer tre turiste gjermane ne nje ekspedite alpinizmi ne lindje te Turqise. Guvernatori Mehmet Cetin tha se militante te Partise Punetore te Kurdistanit (PKK) ndodheshin pas rrembimit te tre turisteve, te cilet ishin pjese e nje ekipi alpinistesh prej 13 vetesh, ne provincen e Agrit. Rrembimi i turisteve eshte nje taktike e rralle per anetaret e PKK-se, aktivitetet te ciles jane perqendruar kryesisht ne sulme kunder objektivave ushtarake ne juglindje te Turqise.