Aksidenti nje i vdekur, nje ne pranga
KAVAJE - Nje 30-vjecar pesoi fund tragjik, pasi mbeti viktime i nje aksidenti, qe ndodhi ne rrugen Kavaje-Rrogozhine, ndersa nje tjeter eshte vene ne pranga. Ngjarja ka ndodhur dje, ne oren 09:00, kur Bajram Corumi, 61 vjec, banues ne Kavaje, po udhetonte ne afersi te kryqezimit te Vorrozenit. Policia tha se Corumi, duke drejtuar automjetin Foristrade, me targa KR 3763 A, eshte perplasur me nje motociklete tip "Guz 750", me targa LU 349 A, me drejtues Arian Otobashi, 30 vjec, banues ne Lushnje. Per pasoje te ketij aksidenti te rende automobilistik ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i motocikletes, Arian Otobashi, nderkohe qe eshte demtuar edhe Erta Spahiu, 26 vjece, banuese ne Berat, e cila gjate momentit te aksidentit ndodhej pasagjere ne motociklete.