SHBA e BE kërkojnë largimin e Asad
Për herë të parë vjen një sinjal kaq i qartë e domethënës nga Uashingtoni. Ata kërkojnë largimin e despotit të Sirisë. Shtëpia e Bardhë thotë se largimi i tij është në të mirë të popullit sirian. Obama thotë se populli sirian duhet të zgjedhë vetë të ardhmen dhe Asadi po ua pengon këtë zgjedhje. Asad është përgjegjës se ka torturuar e vrarë popullin e tij.
Katerin Eshton, përfaqësuesja e lartë e BE thotë se Asad ka humbur legjitimitetin, ndaj duhet të largohet.
Në një deklaratë të përbashkët, kancelaria gjermane, Angela Merkel, presidenti Nikola Sarkozi dhe kryeministri britanik, Kameron, kërkuan largimin e Asad. Sipas tyre, regjimi në Siri po e shtyp me brutalitet popullin.
Irritimi arriti kulmin kur Asad premtoi se nuk do ketë më vrasje, por policia e tij qëlloi duke lënë pa jetë nëntë persona. Ata po dilnin nga lutja në xhami kur u qëlluan.