E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e Britania letër50 vendeve: Mosvotoni rezoluten serbe

BEOGRAD- Dy personalitete të fuqishme të politikës globale e kanë marrë personalisht mbi supe lobimin kundër rezolutës serbe në Kombet e Bashkuara. Shkruan e përditshmja serbe, “Blic”, sipas se cilës, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe shefi i Diplomacisë Britanike, William Hague, u kanë dërguar letër liderëve mbi 50 vendeve të botës, mes tyre edhe Kinës, ku i kërkojnë që të mos e votojnë rezolutën serbe.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me kërkesë të Serbisë, thuhet në letër, ka shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, prandaj votimi pro kësaj rezolute do ishte i pakuptimtë. Veç Klinton dhe Hague, në lobim kundër rezolutës serbe janë aktivizuar edhe ministri i Jashtëm i Francës dhe ai i Arabisë Saudite.

Beogradi, sipas gazetës ”Blic”, ka arritur të marrë mbështetjen e 50 shteteve, të cilat kanë premtuar se do ta votojnë rezolutën serbe, ndërkaq SHBA-të, Franca, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite kanë marrë premtimin e 65 vendeve se do të votojnë kundër kësaj rezolute. Në anën tjetër një numër i madh vendesh kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë rezolutën, por as nuk do të jenë kundër, perfundon “Blic”.
(s.g/news24/ balkaWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›