E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykimi i HaradinajtHaga cakton këshillingjyqësor

HAGE- Gjykata e Hagës emëron këshillin gjyqësor i cili do të rigjykojë ish kryeministrin Ramush Haradinaj dhe dy ish komandatët e UCK-së. Kryetari gjykatës së Hagës, Patrik Robinson, e ka emëruar këshillin gjyqësor, i cili përbëhet prej Bakon Xhastis Molloto, që e kryeson këshillin, Barton Holl dhe Xhi Dellvoa.

Pas formimit të këtij këshilli, do të vendoset caktimi i seancës shqyrtuese. Por, sipas statutit të Gjykatës data e gjykimit nuk mund të përcaktohet në këtë fazë. Nga ana tjetër, Gjykata e Hagës shkon në pushim veror prej 26 korrikut deri më 13 gusht.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës shprehin besimin e plotë në pastërtinë e luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, prandaj besojnë se Ramush Haradinaj, do të shpallet i pafajshëm edhe në rigjykim. Zëvenëskryeministri Hajredin Kuçi tha se qeveria do t’i kryej të gjitha obligimet që i kërkohen për rastin e Haradinajt.

Dhoma e Apelit në Hagë urdhëroi më 21 korrik rigjykimin e pjesshëm për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ndaj akuzave për vrasje, përdhurim dhe tortura ndaj serbëve gjatë luftës 1998-1999 dhe quajti lirimin e tij dy vjet më parë një gabim gjuqësor.

Haradinaj së bashku me Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj akuzohen për abuzime ndaj serbëve apo mbështetësve të tyre në 1998, kur Kosova luftonte për pavarësi nga Serbia. Në 2008 Gjykata e Hagës hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj Haradinajt dhe Balajt për mungesë provash ndërsa dënoi Brahimajn me 6 vjet burg.

Apeli urdhëroi rigjykimin e tyre në 6 prej akuzave të padisë origjinale, me pretendimin se është lejuar keqtrajtimi i të burgosurve në burgjet e UCK-së dhe në burgun e qytetit Jablanica.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›