E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e gatshme për bisedime me Korenë e Veriut

Presidenti Barack Obama do të niset të mërkurën e javës së ardhshme për një tur në Japoni, Singapor, Kinë dhe Korenë e Jugut, vizitë gjatë së cilës këshilltarët kanë deklaruar se veprimtaria bërthamore e Koresë së Veriut, do të jetë një ndër çështje më të rëndësishme të sigurisë që do të diskutohen.

"Jemi të gatshëm të angazhohemi në bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut", deklaroi Jeffrey Bader, drejtori i përgjithshëm për Çështjet Aziaktike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, gjatë një konference për shtyp në Uashington.

"Administrata Obama beson se është më mirë të bisedojnë drejt për drejt më një palë tjetër, përfshi kundërshtarët, sesa të komunikojnë më ta përmes një ndërmjetësimi. Por nuk jemi të interesuar në bisedime thjeshtë vetëm për bisedime", u shpreh ai.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›