PS akuza kompanisë dhe qeverisë për tunelin e Kalimashit
“Partia Socialiste denoncon faktin që ministri Olldashi dhe kompania që po kryen punimet jo vetëm që nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun për atë që ka ndodhur, por janë përpjekur me të gjitha mënyrat ta fshehin këtë ngjarje të rëndë”, theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.
Sipas saj, kompania që po ndërton këtë tunel ka qenë e përfshirë në ndërtimin e tunelit të Bostonit, i cili ka pasur ekzaktësisht po të njëjtat probleme sigurie. Kjo parti i ka drejtuar qeverisë disa pyetje, për ecurinë e ndërtimit të këtij tuneli.
“Në një vend demokratik informimi i qytetarëve mbi ecurinë e një vepre të paguar me paratë e taksave të tyre është një detyrim ligjor, prandaj ne sot, në emër të qytetarëve shqiptarë, kërkojmë përgjigje”, vijoi Imeraj.