E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Regjistrimi i popullsisë pas zgjedhjeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi sot se regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë do të mbahet pas zgjedhjeve të parakohshme.
“Regjistrimi i popullsisë do të shtyhet duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në shtet dhe ambientin në të cilën gjendemi momentalisht. Regjistrimi do të mbahet në një kohë më të mirë”, deklaroi Ahmeti pas takimit me shefin e diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar.
 

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë më të përafërt për regjistrimin, por shtoi se ky proçes duhet të realizohet pas zgjedhjeve të parakohshme.
 

Ahmeti deklaroi se me Ministrin slloven kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, zgjedhjet e parakohshme, realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, proçeset evro integruese dhe çështje të tjera. Kreu i BDI-së deklaroi se për shtyerjen e regjistrimit ka biseduar më partinë partnere të koalicionit qeveritar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›