E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV përjashton bashkëpunimin me PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë bashkëpunimin me PDK-në, duke mohuar kështu ofertën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje nëse kjo e fundit do të korrigjonte veprimet e saj.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ata e kanë bërë të qartë shumë herë deri tash që nuk mund të ketë bashkëqeverisje e as bashkëpunim me partinë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje.

Nuk mund të ketë bashkëpunim me akterë të përditshëm në afera korruptive milionëshe, ka thënë Ahmeti. Deklaratat e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, njëherazi protagonist i këtyre aferave, tregon se për të jeta e qytetarëve është një lojë dhe Kosova është një lodër. Këtë Qeveri duhet larguar urgjentisht nga pushteti, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, Grabovci nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato nacionalet të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, por e ka vënë kushtin e domosdoshëm që Vetëvendosje, sipas tij, duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që tu shërbejë qytetarëve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›