E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili:Prioritet zgjerimi i kapaciteteve të spitaleve

Një nga prioritetet e ministrisë së Shëndetësisë është zgjerimi i kapaciteteve të spitaleve si dhe ritja e profesionalizmit të mjekëve. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë një forumi të zhvilluar me OBSH-në, lidhur me prioritet ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2010. Po ashtu Vasili gjatë këtij forumi u shpreh se një nga prioritet është edhe ngritja e një rrjeti urgjencash në vend në rang qarqesh, pas grandit të dhënë nga qeveria japoneze. Në këtë forum u diskutuan probleme të ndryshme të shëndetësisë shqiptare të cilat duhet të përmirësohen në vitin 2010. Gjithsesi thelbësorja për të pasur një sistem të mirë shëndetësor është reforma që duhet të jetë e shpejtë në të gjitha drejtimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›