E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, fillojnë testet e para të vaksinimit kundër virusit A/H1N1

Eksperimentet vaksionore janë duke u zhvilluar në tetë qytete të Shteteve të Bashkuara me vullnetarët të cilëve u injektohet vaksina anti-virusit H1N1.
Pacientëve u është kërkuar që të mbajnë ditar për të regjistruar reagimin e tyre ndaj vaksinës, të kthehen për vlerësimin disa herë në javë gjatë kursit prej 9 javësh si dhe të mbajnë kontaktet me telefon deri në 7 muaj.
Studiuesit janë duke vëzhguar nga afër reagimin e pacientëve, për të përcaktuar se cili nivel i dozës është i sigurtë dhe efektiv. "Ne nuk e dimë se sa mirë imuniteti do të jetë në gjendje për të trajtuar vaksinën, që do të thotë se ne nuk e dimë nëse ajo kërkon doza më të larta sepse njerëzit nuk e kanë përjetuar më parë këtë vaksinë të veçantë, apo nëse nevojitet më shumë se një dozë apo dy", tha doktori i Qendrës Mjekësore Universitare të Maryland, Wilbur Chen.
Testet janë duke u kryer mbi dy kategori eksperimentare, të rritur nga 18-64 vjeç, dhe mbi 65-vjeç. Një testim mjekësor pediatrik është planifikuar të fillojë pas një jave, pas eksperimentit të parë tek të rriturit.
Kevin Stranen udhëtoi nga Filadefia drejt Baltimore për të marrë pjesë në eksperiment.
" Unë jam një biokimist kështu që unë e kuptoj rëndësinë e marrjes së kësaj vaksine dhe të kërkimeve shkencore dhe të gjitha të mirave që vijnë prej saj", tha ai.
Rezultatet e testeve të para do të përdoren për të zhvilluar një plan vaksinimi për sezonin 2009 të virusit të gripit, kur zyrtarët e shëndetësisë presin një tjetër shpërthim të sëmundjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›