SHBA, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha institucionet shtetërore, në ambasada dhe në bazat ushtarake, të ulen në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të sulmit në një sallë të kinemasë në Kolorado.
Flamujt do të qëndrojnë kështu deri më 25 të këtij muaji. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se me këtë gjest nderohen viktimat e “dhunës së pakuptimtë” në Aurora të Denverit, ku një person i armatosur vrau 12 persona dhe plagosi 58 të tjerë.
Sulmuesi Xhejms Holms, 24 vjeçar, është arrestuar nga policia.
Incidenti i rëndë ndodhi gjatë shfaqjes së premierës së filmit Batman.