Siri, ofensivë e forcave qeveritare në Damask

Forcat qeveritare siriane kanë nisur një ofensivë të re kundër pozicioneve të kryengritësve në kryeqytetin Damask, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara eka zgjatur edhe për 30 ditë mandatin e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri.
Njëherësh, mijëra civilë kanë vazhduar të largohen nga Siria për në Liban dhe Irak, për të ikur nga dhuna.
Numri i të vdekurve nga dhuna gjatë dy ditëve të fundit është 470 persona, që është njëra nga periudhat më vdekjeprurëse prej fillimit të kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Forcat lojale ndaj presidentit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një lagjeje të Damaskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë në lagjet e tjera.
Përleshje të kryengritësve me trupat e qeverisë ka pasur edhe në qytetin Alepo, një ditë pasi kryengritësit e kishin marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të vendkalimeve kufitare për në Irak dhe Turqi.
Shefi i sigurisë së Asadit, Hisham Ihtijar, ka vdekur dje nga plagët e sulmit të së mërkurës, nga i cili u vranë tre bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Asad.
Vendi i ndodhjes së Asadit mbetet i panjohur.