SHBA gara per president terhiqet Cain

Herman Cain ka hequr dorë nga gara republikane për kandidat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, vetë kandidati më ngjyrë, ka deklaruar se ka “pezulluar” garën e tij, duke lënë të hapur kështu mundësinë e rikthimit, por mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për një tërheqje përfundimtare, kushtëzuar nga skandalet e shumta dhe numri i madh i femrave që e kanë akuzuar për ngacmime seksuale atë.
Ai e justifikoi vendimin për të mbrojtur familjen dhe figurën e tij, të prekur nga akuza, sipas tij false e që nuk mund të provohen dhe shtoi se mirëpret me qetësi cdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij.
Ish-kreu i Federal Reserve në Kansas City dhe ish-pronar i rrjetit të ushqimeve të shpejta, “Godfather’s Pizza”, Herman Cain u akuzua nga katër femra për ngacmime dhe abuzime seksuale në ambientet e punës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja
Çifti me vajzën e mitur mbeten viktimë, shpëton 3-vjeçarja
Hekurudha, Tiranë-Durrës me 120 km/h
Buxheti 2012, nuk pritet kompromis
Politika vajton humbjen e Godos
Bulqizë, minierat, rifillon puna pjesërisht