SHBA, gazetari 11-vjeçar intervistë me Obamën për arsimin
Një 11-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, Damon Weaver ka kryer një intervistë të veçantë me Presidentin Barak Obama për arsimin, në Shtëpinë e Bardhë. Gazetari i vogël nga Pahokee i Floridas nxori lajmin mbi planet e Presidentit Obama për të gjithë nxënësit pas 8 shtatorit, kur të gjithë të jenë kthyer në shkollë.
Në një intervistën dhjetë minutëshe në Shtëpinë e Bardhë janë diskutuar tema nga arsimi, varfëria dhe basketbolli.
Weaver i cili u bë i famshëm me mbulimin online të fushatës presidenciale të vitit 2008 për ekipin e tij të shkollës dhe kishte kohë që kishte kërkuar një intervistë me Obamën, por kishte arritur që vetëm të detyronte zëvendëspresidentin Xho Bajden të bëne një raportim të shkurtër për karrierën e tij politike.
Për djalin nga jugu i Floridas u bë e mundur intervista me Obamën dhe pasi kishte marrë detaje mbi planet e Presidentit amerikan për arsimin, ka prekur së bashku me të disa tema që shqetësojnë nxënësit. "A e keni ju pushtetin për ta bërë vaktin e drekës në shkollë më të mirë?" pyeti Weaver në një ndërhyrje gjatë intervistës. "Unë jam mësuar të konsumoj drekat në shkollë, dhe më duhet ta pranoj që nganjëherë nuk kanë shije dhe aq të mirë. Ne në fakt po shohim nëse mund të bëjmë ndonjë gjë më mirë për dreka më të shëndetshme në shkolla", ka qënë replica e Obamës.
Weaver preku edhe tema më të ashpra me Obamën, si ajo për planet e Shtëpisë së Bardhë për arsimin si dhe planet për të ndihmuar zonat e të ardhura, si p.sh. aty ku jeton Ëeaver, në Pahokee, e cila është rreth 77 milje në veriperëndim të Majemit dhe që është e rrënuar nga krimi dhe varfëria.
Weaver tha më pas se ka vënë re që Obama është në shënjestër të shumë sulmeve nga mediat, etj, dhe e pyeti se si presidenti ia del ndaj komenteve negative. "Unë mendoj se kur jeni president, ju jeni përgjegjës për shumë gjëra", tha Obama. "Shumë njerëz kalojnë kohë të vështira dhe lëndohen nga të tjerët. Dhe gjëja kryesore që unë përpiqem të bëj, është të jem i fokusuar ta bëj mirë punën time dhe të kuptoj se nganjëherë njerëzit zemërohen për gjëra të ndryshme", u përgjigj Obama. Weaver, i cili ka intervistuar edhe basketbollistin Dwyane Wade, e ka pyetur Obamën nëse mund të luajë në një lojë yjesh kundër Wade.
"A jeni i gatshëm që të lozni me të në një lojë basketbolli tek për tek", pyeti Weaver. "Unë do të luaja me Dëyane Wade. Më duhet ta pranoj se Dwyane Wade luan pak më mirë se unë. Kështu që më mirë do më pëlqentë të luaja në të njëjtin ekip me të se sa kundra tij", ka qenë përgjigjja e Obamës. Weaver, i cili ka tashmë një bursë të plotë studimi në Universitetin shtetëror të Albany, në Georgia, spikati edhe vitin e kaluar kur intervistoi zëvendëspresidentin Xho Bajden.
Në fund të tij intervistës së tij të bujshme, Weaver e pyeti Obamën nëse ai do ta pranonte këtë të fundit si mik shtëpie dhe përgjigjja e Presidentit të SHBA-së ishte: "Absolutisht, po!