E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Thaçi përkrah vendimet kushtetuese të KQZ-së

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se përkrah vendimet e KQZ-së të cilat i cilësoi si Kushtetuese dhe ligjore.

Ai ka pohuar se nuk i takon atij ti komentojë vendimet e këtij institucioni pasi, sipas tij, KQZ është institucion i pavarur.

Mua nuk më takon ti komentojë vendimet e KQZ-së sepse tek e fundit është institucion i pavarur por Qeveria e Kosovës mbështet vendimet e KQZ-së që janë Kushtetuese dhe Ligjore, ka thënë Thaçi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë votoi dy ditë më parë për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fleta e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›