E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armenia i bashkohet Unionit Doganor

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka deklaruar se vendi i tij ka vendosur që ti bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia.

Sarkisian ka thënë se Armenia është gjithashtu e gatshme për të marrë pjesë në formimin e unionit ekonomik euroazaiatik.

Ai i ka bërë këto komente të martën në Moskë, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit ka thënë se vendimi i Jerevanit për tiu bashkuar procesit të integrimit euroaziatik do të thellojë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Shtetet anëtare të Unionit Doganor Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani  kanë lansuar vitin e kaluar të ashtuquajturën Hapësirë të Përbashkët Ekonomike.

Ato kanë thënë se qëllim i tyre është që të ndërtojnë unionin ekonomik euroaziatik më 2015, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.

Moska u ka bërë thirrje disa shteteve ish-sovjetike që ti bashkohen procesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›