E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gjenerali Matis vizitë në Pakistan

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se gjenerali Xhejms Matis, komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, do të vizitojë Pakistanin këtë muaj, në përpjekje për mbylljen emosmarrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Pritet që Matis të takohet me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Ashfak Pervez Kajani, për të biseduar lidhur me hetimet e Shteteve të Bashkuara, për sulmin ajror më 26 nëntor, nga i cili u vranë 24 ushtarë pakistanezë, gjatë shkëmbimit të zjarrit në kufi me Afganistanin.

Gjenerali Matis është zyrtari i parë i lartë amerikan, që e viziton Pakistanin që nga sulmet ajrore të 26 nëntorit, sulme këto të cilat përkeqësuan raportet ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›