SHBA hap ambasadën “online” për Iranin

Me qëllim të inkurajimit të dialogut me njerëzit iranianë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur sot një ambasadë “online” për Iranin.
Kjo vjen pas më shumë se tri dekadave të mbylljes së ambasadës së SHBA-ve në Teheran dhe përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Ambasada virtuale u lëshua sot në internet, në versionet anglisht dhe në farsi. Në një video mesazh, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se faqet e internetit janë një përpjekje për të kompensuar humbjen e dialogut në mes të amerikanëve dhe iranianëve, që nga mbyllja e ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979.