Siri, kthehet ambasadori i SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri, i cili u largua pas kërcënimeve për jetën, do të rikthehet në Damask.
Robert Ford la kryeqytetin e Sirisë, më 24 Tetor. Ai kishte revoltuar autoritetet siriane, duke shfaqur haptazi solidaritetin me aktivistët e përfshirë në protestat kundër regjimit të Presidentit Bashar Al Asad.
Lajmi i kthimit të Fordit erdhi pasi Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari linton u takua me shtatë pjesëtarë të opozitës siriane në Gjenevë.
Ndërkohë edhe ambasadori i Francës u kthye të hënën në Damask.