E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA hedh poshtë se Manning po keqtrajtohet

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 17:05

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i ka hedhur poshtë raportet se pjesëtari i armatës, Bradley Manning, i dyshuar për dhënien e informacioneve sekrete në WikiLeaks, është keqtrajtuar në një burg të Marinës afër Uashingtonit, derisa pritet procesi i mundshëm i gjyqit ushtarak.

Raportet thonë se i dyshuari Manning, në përgjithësi, i kalon së paku 23 orë i vetmuar në qeli, që nuk është më e madhe se gjashtë metra katrorë.

Departamenti i mbrojtjes thotë se Maninng i ka të njejtat privilegje sikur edhe të burgosurit e tjerë, që mbahen në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›