E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra: Deklaratat e Del Pontes personale

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 16:51

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka thirrur në një takim ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ivana Enzler, lidhur me deklarimin e Carla del Pontes, aktualisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, për raportin e Dick Martyt për trafikimin e organeve në Kosovë.

Ministri Haxhinasto i tha ambasadores Enzler se deklaratat e zonjës del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë, raporton BalkanWeb.

Në përgjigje, ambasadorja Zvicerane siguroi ministrin Haxhinasto se pikëpamjet e shprehura nga del Ponte në intervistën për Euronews janë pikëpamjet e saj personale dhe nuk shprehin aspak qëndrimin apo pikëpamjet e qeverisë së Zvicrës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›