Pinari Provat e prokurorise te paligjshme
Ylli Pinari ka kundershtuar provat shkencore te sjella nga prokuroria duke pretenduar se ato ishin te paligjshme. Nepermjet avokatit te tij kreu i MEICO-s ka kerkuar qe te hidhen poshte te gjitha faktet e paraqitura gjate seances se mbajtur dje per tragjedine e Gerdecit. Ai ka kundershtuar provat e mbledhura prane kompanise por edhe ato te mbledhura ne banesen e tij.
Diten e djeshme eshte mbajtur seanca e radhes per te akuzuarit e tragjedise se Gerdecit ku prokuroria ka lexuar fashikuj te tere me prova shkencore ndaj te pandehurve. Por sipas avokatit te Pinarit provat jane mbledhur ne kundershtim me ligjin pasi jane marre pa pranine e te pandehurit. Megjithate keto pretendime u hodhen poshte me pas nga prokuroret. Sipas tyre mbledhja e provave eshte bere duke treguar prane MEICO-s nje mandat nga gjykata ndersa gjate kontrollit ka qene e pranishme sekretarja e te pandehurit Ylli Pinari. Vec saj prokuroret deklaruan se te pranishem ne momentin e mbledhjes se provave kane qene edhe dy punonjes te MEICO-s.
Nderkaq ne lidhje me provat e mbledhura nga kontrolli ne banesen e tij prokuroria ka deklaruar se i pranishem ka qene djali i Ylli Pinarit i cili ka konstatuar te gjitha veprimet e kryera nga ana e oficereve te policise gjyqesore. Ne keto kushte gjykata ka pranuar provat shkencore dhe me tej seanca ka vazhduar me leximin e gjithe dosjes te pergatitur mbi kete aspekt nga ana e grupit te punes. Dy seanca me pare akuza i kishte kerkuar trupit gjykues se ishte ne kohe per dorezimin e provave shkresore. Kerkesen e ka bere nje prej kater prokuroreve te ceshtjes Altin Dumani. Sipas tij gjykata duhet te fillonte me shqyrtimin e provave shkencore qe tregojne menyren se si ndodhi shperthimi i 15 marsit 2008 ne Gerdec vetem pak kilometra larg Vores.
Gjithashtu akuza ka kerkuar qe te niset qe me procesverbalin e keqyrjes ne vendngjarje dhe provat e tjera qe kane mbledhur nga hetuesit. Ne pergjigje te kerkeses se prokurorise kreu i trupit gjykues se ceshtjes Gerdeci Ridvan Hado u shpreh se provat shkencore do merren dhe do analizohen. Sipas tij per shkak te volumit te madh shkresor analizimi i provave u be diten e djeshme ku u prezantuan pothuajse te gjitha keto materiale. Edhe avokatet e te pandehurve ne kete ceshtje e pranuan kerkesen e prokurorit por theksuan se dhe ata kerkojne te njihen me keto prova me ane te procesverbaleve. Ne dosjen penale te tragjedise se Gerdecit ndodhet nje raport shkencor i hartuar nga gjashte eksperte amerikane te cilet shqyrtuan vendin e ngjarjes pas tragjedise dhe u shprehen ne raportin e tyre se shperthimi ka ndodhur si pasoje e vendosjes se thaseve me barut ne nje karroce metalike te nxehte e cila sapo ishte salduar. Nderkohe gjykata eshte ne pritje te deshmive te dy amerikaneve Tejlor dhe Henri.
Procesi Gerdeci qe po vijon ne Gjykaten e Shkalles se Pare konsiderohet si nje nga me te medhenjte e pas viteve lsquo90 pasi numeron 29 te pandehur ne pjesen me te madhe ish-funksionare te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ushtrise dhe mbi 300 deshmitare. Te pandehurit ne kete proces akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur ne ish-fabriken e demontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec ku si pasoje e shperthimit humben jeten 26 persona ndersa mbeten te plagosur shume te tjere si dhe u shkaktuan deme te medha materiale ne banesa dhe objekte industriale.