Elbasan, policia në kërkim të atentatorit 23-vjeçar
Ngjarja ndodhi në lagjen “Dyli Haxhire”, ku rreth orës 03:40 të ditës së djeshme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së 28-vjeçarit Gentjan Myrtezai, lindur e banues në këtë lagje.
Breshëritë kanë alarmuar banorët, ndërsa grupi i gatshëm i policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Mësohet se nga verifikimet e para te kryera rezultoi se autori është 23-vjeçari Tauland Beti, lindur e banues në lagjen "Vullnetari" në Elbasan.
Pas veprimit, 23-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur armën dhe automjetin në të cilin ndodhej. Menjëherë në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor, i cili po punon për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.