E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon mbërrin në Maqedoni

Pas vizitave në  Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun do të qëndrojë sot në Maqedoni.

Sot, Ban Ki Moon pritet të zhvillojë një takim me presidentin maqedonas, George Ivanov, ndërsa më vonë do të mbajë një fjalim para deputetëve të Parlamentit maqedonas si dhe do të realizojë një takim me kryeministrin Nikolla Gruevski.
 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i cili po qëndron në Maqedoni në kuadër të një turneu ballkanik është i shoqëruar edhe nga ndërmjetësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Metju Nimiç.
 

Kjo nënkupton sipas burimeve qeveritare, se kontesti i emrit dhe zgjidhja e tij është një nga çështjet kryesore në axhendën e kësaj vizite, në planin e bisedimeve dhe zhvillimeve politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›