E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë hetimet në rastin “Vatikanleaks”

Paolo Gabriele, i cili ishte ndër njerëzit më të besuar të Papës, i ka dërguar këtij të fundit një letër konfidenciale në të cilën i shprehë keqardhje që ka vjedhur dokumente sekrete të Vatikanit.
 

Në letër ai i kërkon falje Papës duke thënë se në vjedhjen e dokumentave sekrete nuk ka persona të tjerë të përfshirë por është ai që ka organizuar gjithçka, duke mohuar kështu zërat se ky veprim ishte i përgatitur dhe se në të kishte pjesëmarrje të shumë njerëzve të tjerë.
“Paolo është i vetmi person që po hetohet në lidhje me këtë rast”, ka thënë avokati i Gabrieles, Carlo Fusco.
 

Sidoqoftë, edhe pse Papa mund të vendosë ta falë atë për gabimin që ka bërë, duke marrë dokumente sekrete nga tavolina e Papës dhe duke ia dhënë një gazetari italian, gjyqi ndaj tij mund të zhvillohet, shkruajnë mediat.
 

Gjyqi i tij do të jetë i mbyllur për publikun dhe vendimi mund të merret në fund të korrikut apo në fillim të gushtit.
Nëse shpallet fajtor, Gabriele mund të dënohet me të paktën me 6 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›